Lajme dhe Ngjarje

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Z4

Posted by:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me datë 25.10.2013 Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë e vizitoi Kandidati për Kryetar Komune të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Z. Shpend Ahmeti së  bashku me delegacionin e tij.

Z. Shpend Ahmeti e njoftoi Kryetari e FSSHK-së Dr. Blerim Syla me programin politik për qeverisjen e Prishtinës si dhe me prioritet në sektorin e shëndetësisë me theks të veçantë Kujdesi Parësor Shëndetësor ku parashihet që të bëhet zonimi i kujdesit primar,sistemi i informimit shëndetësor.

Kryetari i FSSHK-së e falënderoi Kandidatin e Vetëvendosjes për Kryetar Komune për angazhimin e tij në sferën sociale si dhe e njoftoi me kërkesat të cilat FSSHK ka përgatitur për të gjithë Kandidatët për Kryetar Komune të cilat kërkesa janë të bazuara në frymën e bashkëpunimit  reciprok Federatë dhe Komunë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor.

0
Creative Theme