Në vazhdën e komunikimit publik dhe të sinqertë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me opinionin e mbarë Kosovar, Ju njoftojmë se dje me datë 03.02.2021 ju kemi adresuar partive politike si në vijim:
Lëvizja Vetëvendosje- LVV,
Lidhja Demokratike e Kosovës -LDK,
Partia Demokratike e Kosovës- PDK,
Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës -AAK dhe,
Nisma Socialdemokrate- NISMA
Këto janë kërkesat e punëtorëve shëndetësor për partit politike në kohë kur ata po e shpalosin programin e tyre:
- Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?
- Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?
- Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?
Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe anëtarësia e saj e gjërë me vëmendje do të përcjellin premtimet por njëkohësisht do të mbajnë në mend të gjitha ato të cilat nuk janë realizuar.
Me respekt,
Dr. Blerim Syla
Kryetar i FSSHK-së
FEB
2021