Lajme dhe Ngjarje

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Posted by:

PËR: Kryeministrin në detyrë Z. Albin Kurti

CC: Ministrin në detyrë të punëve të jashtme Z. Glauk Konjufca

CC: Ministrin në detyrë të shëndetësisë Dr. Arben Vitia

NGA: Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla

LËNDA: Kërkesë për monitorim të gjendjes me Pandeminë COVID-19 në Luginën e Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

I nderuari Z. Kryeministër në detyrë dhe ju të nderuar Ministra,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të marr lajmin për lejimin e ardhjes së punëtorëve shëndetësor nga Serbia për të monitoruar situatën me Pandeminë COVOD-19 në komunat e banuara kreyesisht me serb për ti ndihmuar qytetarët, ku shumica destinacion kanë Komunën e Graqanicës, kërkon që ti mundësohet punëtorëve shëndetësor nga Kosova(një ekipë e cila do të bëj vlerësimin e nevojave dhe kërkesave) ti dalin në ndihmë në cilësinë e monitoruesve të gjendjes me COVID-19 qytetarëve shqipëtar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,tani më në FSSHK për këtë gjë janë ofruar edhe vullnetarë duke u nisur nga vet unë-Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla.

Ne dëshirojmë të njoftohemi nga dora e parë se a janë testuar dhe si po menxhohet situata atje. Po ashtu ofrojmë edhe ndihmën tonë profesionale, në koordinim të plotë me udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju lutemi që këtë vizitë të na e garantoni përmes komunikimit tuaj me Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë .

Besojmë që kësaj rradhe kërkesën tonë do ta trajtoni me seriozitet duke e ditur situatën e këtyre qytetarëve dhe nevojës së tyre për ti qenë pranë dhe ofruar shërbime shëndetësore në këto rrethana.

Në fund kërkojmë nga të gjithë ju që kjo qështje  të mos  politizohet e as mos ti jipet kahje tjetër, sepse qëllimi i vetëm është solidarizimi dhe humaniteti i organizimit sindikal për qytetarët- pacient potencial.

 

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

0
Creative Theme