Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë se në ora 15:00  ka përfunduar Greva e Përgjithshme e punëtorëve shëndetësor e filluar në orën 07:00.

Nga të gjitha njësitë rapotuese në QKUK,Spitalet Rajonale,QKMF dhe njësi të tjera është raportuar për përgjigje pozitive në Grevë dhe për mbarëvajtje të rregullt të Grevës pa ndonjë eksces që vlen të raportohet.

Gjatë Grevës janë ofruar shërbime shëndetësore konform Ligjit mbi Grevat nenin 17 si dhe udhëzimit administrativ 08/2011 për përcaktimin dhe sistemimin e punëve me rëndësi jetike të cilat duhet të kryhen gjatë mbajtjes së grevës.

Njëherit i falenderojmë qytetarët të cilët patën mirëkuptim gjatë ditës së sotshme si dhe falenderojmë punëtorët shëndetësor(anëtarë të FSSHK-së) të cilët qëndruan në Grevë duke respektuar vendimet e organeve qendrore të FSSHK-së.

Gjithashtu Këshilli Qendror Grevist njofton se të Hënën me datë 16 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm pas Grevës së Përgjithshme.

Këshilli  Qendror Grevist

 

0
Creative Theme