Sot me datë 27 Nëntor 2019 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës u vendos që për shkak të tragjedisë nga tërmeti për popullatën shqipëtare në nevojë të ndahet shuma prej 10,186.00 (dhjetëmijë/e/njëqind/e/tetëdhjetë/e/gjashtë) euro, e që është barazvlerë e secilit anëtarë të FSSHK-së nga 1 (një) euro.
Po ashtu duke bashkëndjerë dhembjen me familjen Abazi nga Livoqi i Komunës së Gjilanit, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendos që familjes së tyre të ju ndaj shumën prej 2,000.00 (dymijë) euro në shenjë solidaritetit.
Të Premtën me datë 29.11.2019 një delegacion nga FSSHK-ja do ti vizitojë vatrat e krizës me qëllim të njohjes së situatës nga afër dhe vazhdimit të ndihmës kontinuele me çfardo kërkese që ballafaqohet popullata atje.
Mjetet e ndara do të derdhen në xhirollogaritë zyrtare.
Njëherit falenderon të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre që të ndihmojnë në qfardo forme të mundshme popullatën e atakuar.
FSSHK
NOV
2019