Lajme dhe Ngjarje

Diskutohet për shtesat në pagë për punonjësit shëndetësorë

Posted by:

Sot, u realizua një takim i përbashkët mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, dhe nënkryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani, ku u  diskutua përkitazi me çështjen për shtesën në paga për muajt korrik dhe gusht, për punëtorët shëndetësorë dhe stafin mbështetës.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, me qëllim që në lista të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, të angazhuar gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.

Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë do të punojnë intensivisht në koordinim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, për të përfshirë në listat për shtesën në paga të gjithë, pa dallim, përkundër buxhetit të limituar.

0
Creative Theme