
Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka dorëzuar një ankesë zyrtare pranë Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e ShSKUK, të cilin e konsiderojmë në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve shëndetësorë dhe me legjislacionin në fuqi.
Me datë 16.09.2025, Avokati i Popullit ka pranuar ankesën tonë dhe ka vendosur të shqyrtojë rastin, duke e regjistruar atë për hetim të mëtejmë.
Ky hap është një konfirmim se shqetësimet e ngritura nga Federata jonë janë legjitime dhe se vendimet e njëanshme që cenojnë të drejtat e punëtorëve nuk mund të kalojnë pa u adresuar.
Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë dhe do të përdorim çdo mekanizëm ligjor për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre.
19
SEP
2025
SEP
2025
0