
Olive Clinic shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderim për të gjithë punëtorët shëndetësorë anëtarë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ( FSSHK-ë), të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm kontribuojnë çdo ditë në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të vendit tonë. Kjo marrëveshje është një simbol i vlerësimit dhe respektit të thellë për punën e tyre të palodhshme dhe të paçmueshme.
Prishtinë (Rr. Kroi i Bardhë, Qendra Tregtare “Dardha”)
Mitrovicë (Rr. Minatorët e Trepçës)
Prizren (Rr. Ëesley Clark)
Gjilan (Rr. 7 Shtatori)
Ferizaj (Rr. Uran Tinova)
Suharekë (Rr. Skënderbeu)
Marrëveshje Bashkëpunimi
Në mes të:
Olive Clinic, me seli në Prishtinë, që vepron si institucion privat shëndetësor, në vijim të këtij dokumenti do të quhet “Olive Clinic” dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK-së, me seli në Prishtinë, në vijim të këtij dokumenti do të quhet FSSHK-ë
Palët bien dakord të lidhin këtë:
Neni 1
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të krijojë një formë bashkëpunimi ndërmjet Olive Clinic dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore me çmime të zbritura për anëtarët e FSSHK-së dhe familjarët e tyre të afërt.
Neni 2
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Olive Clinic ofron këto shërbime me zbritje për anëtarët FSSHK-së :
• 30% zbritje në të gjitha analizat laboratorike (hematologji, biokimi, mikrobiologji).
- 30% zbritje në shërbime të mjekësisë familjare, përfshirë : vizita tek mjeku i përgjithshëm, administrimi i terapisë parenterale (I.M., I.V., S.C.), inhalime dhe pastrim plagësh.
- 20% zbritje në vizita tek specialistët: (Kardiolog, Endokrinolog, Nefrolog, Reumatolog, Internist, Fiziatri)
- 20% zbritje në shërbimet e fizioterapisë.
Neni 3
Për të përfituar nga shërbimet me zbritje, anëtarët duhet të paraqesin:
– Dëshmi që janë anëtarë aktivë të FSSHK-së (letër referimi, ID e anëtarësisë ose listë e verifikuar nga Sindikata)
Neni 4
Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe vlen për një periudhë prej 12 muajsh, me mundësi rinovimi automatik nëse asnjëra palë nuk shpreh ndonjë kundërshtim me shkrim 30 ditë para skadimit.
Neni 5
Çdo mosmarrëveshje që lind gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje do të zgjidhet me mirëkuptim dhe dialog mes palëve. Në rast se kjo nuk është e mundur, çështja i referohet organeve kompetente sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.
Neni 6
– Marrëveshja përgatitet në dy (2) kopje, nga një për secilën palë.
– Çdo ndryshim apo shtesë në këtë marrëveshje duhet të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dy palët.
Për Olive Clinic
_______________________
Dr. Florent Grainca
Koordinator I pikes në Ferizaj
Për Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK)
_______________________
Znj.Tevide Imeri
Kryetare e FSSHK-së
Data 12/08/2025
SEP
2025