Dje me datë 05 Gusht 2024 delegacioni në krye me Kryetarën e FSSHK-së,dy nënkryetarët dhe Përfqësuesen e Regjionit Sindikal të Mitrovicës takuan Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.
Gjatë takimit u njoftuan më përsëafërmi me gjendjen e përgjithshme të Grevistëve pas 27 ditëve në Grevë të cilëve FSSHK ju ofroi ndihmë dhe mbështetje morale,duke i përkrahur kërkesat dhe veprimet e tyre.
Për FSSHK është e papranueshme dhe e patolerueshme situata me kushtet e punës së Minatorëve,me mjetet themelore të punës me afat të skaduar dhe pa pajisje personale adekuate për punë.
E drejta në pagë është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin e Punës,mos pagesa e Minatorëve për dy muaj rresht nuk ka asnjë justifikim,përpos mungesë e menaxhimit dhe funsksionimit nga ana e menaxhmentit të Trepçës.
FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të gjinden një zgjidhje afatgjate për daljen nga kriza në mënyrë që Minatorët të kthehen në vendin e punës të qetë dhe pa brenga.
Me respekt,
FSSHK
AUG
2024