Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr nga anëtarësia e saj mbi shtesën e përfituar nga mjekët specialist të kujdesit parësor,dytësor dhe tretësor dhe pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor,shpreh shetësimin e saj duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me qëllimin e saj, sepse në këtë rregullore po edhe në Ligj qartazi theksohet se përfitues të kësaj shtese janë gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që kanë zgjedhur të punojnë në sektorin publik.
Jemi të indinjuar thellë me veprimet të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët,mjekët në specializim dhe mjekët e përgjithshëm.
Duke e parë dhe ditur punën dhe profesionalizimin e të gjitha këtyre kategorive të anashkaluara e me thekës të veqantë të infermierëve,përfitimi i kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale.
Frustrimi shtohet edhe më shumë kur ky veprim i realizuar në prag të festave ka ndikuar në shtimin e demotivimit dhe denigrimit të pjesës dërmuese të nënpunësve të sistemit shëndetësor.
Andaj,FSSHK e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe e siguron të gjithë anëtarësinë e saj se këtë çështje e cila për ne është diskriminuese,do ta atakojë në të gjitha instancat e lejuara me legjislacionin në fuqi.
Me respekt,
FSSHK
JAN
2024