Delegacioni nga FSSHK-së i kryesuar nga Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri, Nënkrytarët Dr.Bajram Kryeziu, Mr.Blerim Delija dhe Kryetari i Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti kanë zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë Dr.Arben Vitia, dhe Zëvendësministrin Dr.Arsim Gashi temë e diskutimit ishte dialogu social dhe vazhdimi i bashkëpunimit.
Gjatë takimit u theksua rëndësi e këtij bashkëpunim, por edhe nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, dialogu social është shumë i rëndësishmë ashtu siç është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunim i drejt në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Jemi në fazën ku të gjithë akterët që ndërlidhen me shëndetësinë, duhet të bëjnë më të mirën e mundëshme. Ministri Dr.Vitia ofroi gjithë gatishmërin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunim.
JAN
2023