Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Përfaqësuesin e Regjionit të Pejës Zt.Zenel Berisha dhe Zyrtaret e Federatës Znj.Nora Murataj dhe Znj.Yllka Krasniqi kanë zhvilluar takim pune me Drejtoreshën e QKMF-Pejë Dr.Myrvete Salihu, kryetarin e Shoqatës Sindikale QSHM-Pejë Z.Sylë Hasanaj dhe anëtarët e këshillit drejtues të QKMF-Pejë.
Takimi e hapi Përfaqësuesi Regjionale dhe njëherit Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-Pejë Z.Zenel Berisha, prezentoj platëformën e-kosova për regjistrim të anëtarësisë së FSSHK-ja, pas vendimit nga ana e Qeverisë për ç’anëtarësim në mënyrë të njëanshme, mandej i informoj të pranishmit me vendimin e këshillit drejtues të FSSHK-së, dhe ngritjen e kallëzimit penal të Sindikatave ndaj Thesart për largimin e anëtarësisë.
Kryetarja e FSSHK-së Znj.Imeri e diskutoj platforma e-kosova dhe njoftoi të pranishmit se e ka paraqitur këtë problem edhe në EPSU dhe në ambasaden Amerikane, Kryetarja po ashtu informoj se kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Kryetarët e Sindikatave të Policisë, Arsimit, Administratës dhe Doganave me Ministrin e financave dhe transfereve Z.Hekuran Murati, ndërsa Kryetarja u shpreh se BSPK-ja e ka neglizhua çështjen e platformës dhe nuk kemi qenë të njoftuar më kohë për këtë platformë. Vlen të theksohet se kemi pasur takim të Këshillit Drejtues dhe kanë marrë vendim për anëtarësimin e punëtorëve në platformën E-kosova.
Ajo tha se kanë pasur tryez të përbashkët të gjitha Sindikatat ku kanë vendosur që mos të anëtarësohen në platformen e-kosova mirëpo sindikata e Arsimit kishin filluar me u anëtarësu për kundër premtimeve që i dhanë në atë takim.
Temë tjetër e diskutimit ishte se FSSHK-ë ka qenë për zhvillim të dialogut social, por është shkëputur Kontratës Kolektive Sektoriale në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSSHK-ë ka bërë ankesë. Kryetarja tha se perderisa nuk ju vjen ndonje njoftim me shkrim Institucioneve Shëndetësore për pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të Punës ato duhet të vazhdojnë me u pagu sipas kontrates kolektive sektoriale.
Kryetarja i informoj të pranishmit se FSSHK-ë ka derguar një kërkesë për shqyrtim të ndaleses së kuotës së anëtarësise në pagën bazë Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.
Ndër të tjera është diskutua që ka paknaqësit te ligji i pagave pasi që nuk dihet ende sa është vlera e koeficientit mandej është diskutu rrezikshmërin ne vendin e punës, shtesën në page, sistemimi dhe përvojan në punë.
DEC
2022