Lajme dhe Ngjarje

Takimi i Kryetarës së FSSHK-së Mr.Tevide Imeri me Drejtoreshën e QKMF-Gjilan dhe Kryesinë e Shoqatës Sindikale të QKMF-Gjilan

Posted by:

Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr.Naim Sahiti, Përfaqësuesin e Regjionit të Gjilanit, Dr.Ismet Kastrati dhe Zyrtaren ligjore të FSSHK-së për Regjionin e Gjilanit kanë zhvilluar takim pune  me Drejtoreshën e QKMF-Gjilan Dr.Arbenita Hajdari , kryetarin e Shoqatës Sindikale QKMF-Gjilan Dr.Selam Shabani si dhe kryesinë e shoqate Sindikale të QKMF-Gjilan.

Temë e diskutimit ishte ç’antarsimi i anëtarëve nga Shoqatat Sindikale dhe Platforma E-Kosova, ku kryetarja i njoftoi të pranishmit se e kanë paraqitur këtë problem edhe në EPSU dhe në ambasaden Amerikane, Kryetarja po ashtu i lajmëroi të pranishmit se sot do të ketë takim me Ministrin Hekuran Murati.

Gjithashtu tha se kanë pasur takim të Këshillit Drejtues dhe kanë diskutuar për anëtarësimin e punëtorëve në platformën E-kosova.

Ajo tha se kanë pasur tryez të gjitha Sindikatat ku kanë vendosur që mos të anëtarësohen në platformen E-Kosova mirëpo Sindikata e Arsimit kishin filluar me u anëtarësu për kundër premtimeve që i dhanë në atë takim.

Temë tjetër e diskutimit në këtë takim ishte edhe shkëputja e Kontratës Kolektive Sektoriale në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetarja tha se perderisa nuk ju vjen ndonje njoftim me shkrim institucioneve shëndetësore për pagesën e kujdestarive sipas ligjit të punës ato duhet të vazhdojnë me u pagu sipas kontrates kolektive sektoriale.

Drejtoresha e QKMF-Gjilan e njoftoj Kryetarën se punëtorët shëndetësor i kanë marrë pagat jubilare në mënyrë të rregullt sipas kontratës kolektive sektoriale.

Kryetarja i informoj të pranishmit se FSSHK-ë  ka derguar një kërkesë për shqyrtim të ndaleses së kuotës së anëtarësise në pagën bazë Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Ndër të tjera është diskutua edhe për koeficientat në ligjin për pagat, shtesën në page dhe kalkulimet për gadishmëri.

0
Creative Theme