Sot me 14.12.2022 është mbajtur takimi me Ministrin e Financave, Z. Hekuran Murati, në ketë takim kanë marrë pjesë kryetarët e Sindikatave: Shëndetësia ,Policia, Arsimi, Administrata, dhe Dogana.
Në ketë takim kryesisht është diskutuar rreth digjitalizimit të anëtarësisë sindikale në platformën E-Kosova, mangësitë dhe përparësitë e platformës dhe është kërkuar nga ministri që të kthej gjendjen e mëparshme të anëtarësisë dhe të ipet kohë për mundësinë e digjitalizimit në mënyrë që të kthehet funksionalizimi normal i Sindikatave.
Gjithashtu është diskutuar edhe për Ligjin e pagave dhe miratimin e kërkesave nga Sindikatat si dhe koha e implementimit.
Ministri, Z. Murati premtoj se do të bëjë një zgjidhje që Sindikatat të funksionojnë normalisht duke pasur parasysh për kërkesat që dolën gjatë takimit. Sa i përket Ligjit të pagave, ai tha se është në procedurën e miratimit nga Kuvendi dhe është duke u punuar që sa me shpejt të behet implementimi i tij.
DEC
2022