Me datë me 23 Gusht 2022, Në vazhdën e takimeve me Drejtor të Shëndetësisë, Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri takoi Drejtorin e QKMF-Rahovec Dr.Elbunit Kryeziu, Kordinatorin e QKMF-së në Rahovec Dr.Qazim Cana dhe Kryetarën e Shoqatës Sindikale të QKMF-Rahovec Znj.Belkize Kafexhiu. Me ç’rast Drejtori i uroj përzgjedhjen në pozitën e Kryetarës të FSSHK-së Znj.Imeri si dhe ofroj bashkëpunim dhe përkrahje në vazhdimësi.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte situata aktuale në shëndetësi, diskutim lidhur me Ligji për paga me theksë të veçantë koeficienti i punëtorëve shëndetësoi, Kryetarja e FSSHK-ë Znj.Imeri u zotua se do të bashkëpunon më të gjitha palët e interesit në Ligjin e Pagave të cilët në ditëve në vijim pritën të dërgohen komentat dhe vërejtjet e FSSHK-së, zbatimi i Kontratës Kolektive Sektoriale, migrimi i punëtorëve shëndetësore jashtë vendi si dhe ikja e punëtorëve shëndetësor në sektorin privat, kushtet e punës të punëtorëve shëndetësor, shqetësimi lidhur me mungesën e mjekëve familjar për arsye se nuk ka të interesuar për të marrë specializimin për mjekësi primare, ndërsa gjendjën në mjekësi primare e konsideruan alarmante për arsye të mungesës së mjekëve deri në vitin 2027 do të shuhët mjekësia primare, po ashtu është diskutura edhe ligji për sigurim shëndetësore dhe ligjin për shëndetësi.
Drejtori Dr.Kryeziu e njoftoj Kryetarën lidhur me renovimet të cilat po bëhen brenda objektit të QKMF-Rahovec, ofrimin e shërbimeve shëndetësore për trajtimin e rasteve të lehëta dhe të mesme në mjekësisë primare të cilat i kanë 30-40 shtratër. Po ashtu Drejtori e njoftoj Kryetarën për sigurimin e një objeti për zyre të shoqatës sindikale të QKMF-Rahovec me të gjitha kushtet për punë, për arsye se punëtorët shëndetësor të kenë një adresë (port të hapur ) për shqetësimin e tyrë.
Ndërsa Kryetarja e FSSHK-së Znj.Imeri i informoj lidhur me takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës ku është marrë zotimi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë prioritet shëndetësinë.
Të pranishmit e falenderuan për vizitën e Kryetarën e FSSHK-së dhe mirëpritën, angazhimin dhe interesimin e Federatës për punëtorët shëndetësor të QKMF-Rahovec.
AUG
2022