Prishtinë, 9 gusht 2022
Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri, Kryetari i Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti, Nënkryetar i FSSHK-së Mr.Blerim Delija, Përfaqësuesja e Regjioni të Mitrovicës MA.PT.Lirije Fazliu Bajraktari dhe u.d. Përfaqësuesit të Regjionit të Gjilanit Dr.Ismet Kastrati kanë zhvilluar takim pune me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti, Ministrin e Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi, Zavendësministrën e MSh-së Dr.Dafina Gexha Bunjaku.
Bashkëpunimi në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësor përmes dialogut social, ishte në qendër të takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në.
Kryetarja e FSShK-së, znj.Tevide Imeri falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë.
Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat, të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.
Në këtë takimet u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.
AUG
2022