Federata e Sindikatave të Shëndetësisë është tronditur thellë nga vdekja e mjekut Mentor Salihi. Me dhimbje të madhe po ashtu e kemi pranuar para disa ditësh edhe lajmin për vdekjen e shoferit të Autoambulancës Skofjar Gjini.
FSSHK dhe Kryetarja Tevide Imeri ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe kolegëve të Salihit dhe Gjinit, të cilët ndërruan jetë pas lëndimeve që morën në krye të detyrës.
Ata u aksidentuan me autoambulancë dhe humbën jetën derisa ishin duke shpëtuar një jetë tjetër.
Rasti i dhimbshëm i tyre na tregon edhe një herë sakrificën, humanizimin por edhe rrezikshmërinë e punëtorëve shëndetësorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë Mentor Salihin, Skofjar Gjinin por edhe dhjetëra punëtorë tjerë shëndetësorë që nuk kursyen jetën e tyre duke iu dal në ndihmë pacientëve.
Në emër të FSSHK, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve dhe kolegëve për vdekjen e më të dashurve tanë.
Kryetarja e FSSHK-së
Mr.Tevide Imeri
JUL
2022