Dje me datë me 22 Qershor 2022, Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri, Kryetari i Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti dhe Nënkryetari i FSSHK-së Mr.Blerim Delija kanë zhvilluar takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi, Zavendësministrën e MSh-së Dr.Dafina Gexha dhe këshilltarin politike Z.Liridon Iberdemaj.
Me ç’rast Ministri i Shëndetësisë ju uroj përzgjedhjen e re të udhëheqësisë sindikale për mandatin 5 vjeçar e veqanti Kryetarën e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri si dhe ofroj bashkëpunimim dhe përkrahje, në kërkesat e FSSHK-së.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte situata aktuale në shëndetësi, vazhdimi i dialogut social përmes grupeve punes të cilat do të përkushtohen në lidhje me hartimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, ngritjen e shqetësimeve të punëtorëve shëndetësor, ndërsa kërkesë kryesore e delegacionit të FSSHK-ë ishte informimi në lidhje me Ligjin e Pagave si dhe pjesëmarrja e përfaqësuesit të Federatës në mënyrë që të informohen drejtpërdrejt në lidhje me koeficientin e të punësuarve në sistemin shëndetësor në nivel vendi. Çështje tjetër me rëndësi u diskutua për kushtet e punës në të cilat punojnë punëtorët shëndetësor, me ç’rast u dakorduam që punëtorët shëndetësor punojn në kushte jo të mira duke pasur mungesa të kushteve elemetare, po ashtu është kërkuar që Ministri dhe kabineti i tij që të nxjer si prioritet shëndetësinë para Qeverisë në mënyrë që të parandalohet ikja e punëtorëve shëndetësor.
Në fund palët u dakorduan që takimi ishte konstruktiv dhe formati i tillë i takimi të vazhdoj edhe më tutje.
Me respekt,
FSSHK
JUN
2022