Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:
Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shendetësise se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike:
LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!
A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..!
Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.
Shihemi në Grevë!
Me respekt,
FSSHK-së
PS. Gjene bashklidhur Kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017.
Kërkesat e FSSHK-së për Partive Politike 22.05.2017 (1)
Marreveshja mirëkuptimi me PAN 01.06.2017
DEC
2021