Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 02.09.2021 pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19 dhe Vendimeve të Qeverisë të marra me datë 25.08.2021 në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik të indinjuar thellë parashtrojnë këto kërkesa:
- Shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të mirret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundimin e Pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën pason Padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
- Urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat(ju rikutojmë se në Planin Legjislativ për vitin 2021 është paraparë të aprovohet në Qeveri me datë 29.10.2021) dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor;
- Ligji i Pagave të aprovohet brenda këtij viti dhe të filloj së implementuari nga muaji Janar i vitit 2022;
- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pret përgjigje deri me datë 13.09.2021 nga Kryeministri duke respektuar situatën me Pandeminë COVID-19;
- Nëse Kryeministri nuk reflekton FSSHK do të ftojë të gjitha organizatat simotra që të na bashkëngjiten në manifestimin tonë sindikal.
- Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje.
3
SEP
2021
SEP
2021
0