Lajme dhe Ngjarje

KËRKESË PUBLIKE NGA FSSHK

Posted by:

I nderuari Z.Kryeministër,

Me vëmendje e kemi përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës me datë 06.08.2021 në të cilën u votua për miratimin e marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 Gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit”Reagimi emergjent ndaj COVID-19” si dhe të Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luxemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim që quhet”program për mbështetje shëndetësore”.

Jemi shumë të lumtur që këto marrëveshje kanë kaluar duke qenë se njëri projekt ka mundësuar hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 përmes ekspertëve të tyre ku edhe është dhënë propozimi për përfshirjen e shtesave në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë kurse marrëveshja për kredi parasheh rimbursimin e mjeteve bazuar në vendimin nr.09/08 të datës 21.04.2021 si dhe vendimin me nr.07/59 të datës 21.01.2021.

Andaj duke marr parasysh që tani buxhetit të Kosovës i janë shtuar këto mjete kërkojmë që punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik ti paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji Qershor 2021.

 

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar I FSSHK-së

0
Creative Theme