Lajme dhe Ngjarje

Oferta për Auditim

Posted by:

Të nderuar,

Ju lutemi gjeni më poshtë informacionet dhe  kërkesat për shërbimin në lidhje me auditimin e pasqyrave financiare të xhirollogarisë kryesore të FSSHK-së si dhe për xhirollogaritë e Regjioneve Sindikale,Sindikatën e QKUK-së,Sindikatën e IKSHPK,Sindikatën e EKTGJ,Sindikatën e Stomatologjisë dhe Sindikatën e IML-së.

Organizata: FSSHK
Tipi i Shërbimit të kërkuar: Auditimi i pasqyrave financiare për vitet 2020

-2021-2022

Data e dorëzimit të ofertës financiare dhe dokumentacionit:  7 ditë pas publikimit në shtypin ditor.

Informacion mbi FSSHK-në

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës – është organizatë përfaqësuese e punëtorëve shëndetësor në Republikën e Kosovës, e që paraqet organizim sindikal në nivel Federate. Kjo Federate sindikale në gjirin e saj ka rreth 11.500 anëtare dhe përbëhet prej 51 sindikatave dhe seksioneve sindikale të organizuara nëpër insititucione shëndetësore në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

FSSHK-ja, me një strukturë të sofistikuar organizative, ofron përfaqësim dhe mbrojtje dinjitoze për të gjithë anëtarët e saj, dhe ka të shtrirë strukturën e saj në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Selia e FSSHK-së gjendet në kryeqytetin e Kosovës, dhe ka të punësuar stafin profesional, përmes të cilit jep ndihmë profesionale për mbarë anëtarësinë e saj.

FSSHK-ja, si organizatë e pavarur dhe e orijentuar në interesa të veçanta mbi mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë, e organizuar sipas parimeve moderne demokratike, dhe funksionalitet të realizuar përmes organeve vendimmarrëse mbi bazën e vullnetit të anëtarësisë, paraqet asocimin e punëtorëve shëndetësorë në arritjen e qëllimeve të materializuara në harmoni me kërkesat reale të tyre.

Shërbimi i kërkuar

  • Auditimi i pasqyrave financiare për vitin fiskal 2020,2021 dhe 2022 të përgatitura sipas Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe rregullave të tjera në fuqi në Kosovë.
  • Auditimi duhet të bëhet në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit.
  • Raporti i Auditimit kërkohet të paraqitet në gjuhën  Shqipe.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet nga Aplikantët

  • Licenca e Praktikes se Firmës Ligjore të Auditimit;
  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; numrit fiskal; TVSH-së (nëse jeni deklarues i TVSH-së);
  • Historikun e firmës ligjore dhe CV e drejtuesit të saj.
  • Do të preferohen firmat e auditimit te cilat kane së paku 2 vite eksperiencë ne auditimin e veprimitarive përkatëse.
  • Plani i Punës së Procesit të Auditimit.

Ju lutemi të sillni ofertën financiare së bashku me dokumentancionin e lartpërmendur, jo më vonë se 7 ditë pas publikimit në shtypin ditor , me email ne adresen info@fsshk.eu  ose me postë.

Adresa e Kontaktit:

FSSHK- Rr. Mustaf Kruja V/17-Prishtinë

e-mail: info@fsshk.eu

tel:    045/588-902

Nese keni pyetje ne lidhje me termat e references te pershkruara me siper, ju lutem kontaktoni  ne adresen e emailit info@fsshk.eu, ose përmes telefonit në numrin kontaktues 045/588-902.

Oferta për Auditimi-FSSHK (1)

0
Creative Theme