Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë punëtorët shëndetësor të punësuar në sektorin publik se sot me datë 22.12.2020 pranë Zyrës së Presidencës së Kosovës ka parashtruar Kërkesë për U.D. Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani si dhe Krerët e Partive Poiltike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës si në vijim.
E nderuara znj. Osmani,
Pas njoftimit me Vendimin KO 95/20 të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me rrethanat e reja të krijuara nga efekti juridik i këtij Vendimi, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga ana Juaj që gjatë takimit me krerët e Partive Politike ku do të bisedohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme të kërkoni nga Kryetarët që para caktimit të datës së zgjedhjeve të zotohen se Partitë Politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës do të sigurojnë votat për miratim të Buxhetit për vitin 2021,në të cilin do të parashihen edhe SHTESAT për punëtorët shëndetësor të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandeminsë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Miratimi i buxhetit konsiston në stabilitet ekonomik i cili tani më shumti i duhet vendit e sidomos në kohë Pandemie kur organet shtetërore janë të mobilizuara në luftimin dhe parandalimin e saj dhe e cila ka kosto financiare.
FSSHK paralajmëron se mos votimi i buxhetit për vitin 2021 mund të sjell pakënaqësi dhe reagime sociale dhe përgjegjës për këto do të jenë vet Partitë Politike.
Të nderuar Kryetar të Partive Politike,
Sot është momenti të tregoni pjekurinë tuaj politike, në një situatë të re në të cilën po kalon vendi,më e pakta që mund të bëni për popullin, është zotimi Juaj se do të siguroni stabilitet ekonomik.
Para së gjithash dhe para ambicieve tuaja për pushtet do të siguroni qyetarët për votimin e Buxhetit për vitin 2021 gjatë bisedimeve për datën e zgjedhjeve, marr parasysh obligimet ligjore dhe kushtetuese,besimit të dhënë nga ana e qytetarëve të këtij Vendi me mosveprimet tuaja mund të destabilizoni dhe sjellni pakënaqësi e reagime sociale,me q’rast Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga ana Juaj që gjatë votimit të buxhetit të merrni parasysh miratimin e SHTESAVE për punëtorët shëndetësor të përcaktuara me Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Me respekt,
FSSHK
DEC
2020