Lajme dhe Ngjarje

REAGIM i FSSHK-së ndaj sulmit të punëtorëve shëndetësor të Shërbimit Urgjent në Prizren

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e  Urgjencës në Prizren.

Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e patolerueshme, FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, ti bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm.

Punëtorët shëndetësor po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre.

FSSHK apelon STOP DHUNËN NDAJ MANTELBARDHËVE, ata janë gardian të shëndetit tuaj!

 

FSSHK

0
Creative Theme