Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Pas shqyrtimit të situatës lidhur me pagesën e stimulimeve për punonjësit shëndetësor sipas vendimit të Qeverisë dhe komisionit shqyrtues në nivel të SHKSUK konstatojmë neglizhencën qeveritare lidhur me këtë çështje.

Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjërë sindikaliste!

Lojën të cilën jeni duke e bërë nuk tolerohet më!

Na vjen keq për pacientët tanë që i kemi në trajtim por ne jemi lodhur me premtimet dhe neglizhencën politike të strukturave menaxheriale të lartë përmendura!

Me veprimet dhe mosveprimet tuaja jeni duke na shtyrë në lëshimin e përgjegjësive profesionale tek Ju të dashur politikaj!

Nëse edhe një pacient vdes për shkak të veprimeve sindikale në të cilat do futemi të shtyrë nga ju “qeveritarë të nderuar” përgjegjësia është e Juaja!

Për fund: të gjithë punëtorët e sistemit shëndetësor dhe stafi mbështetës janë në vijën e parë të frontit, aty ku luftohet për jatë a vdekje, kurse ju, ka disa muaj neglizhoni, ofendoni, inskenoni se a do të jepni lëmoshë a jo për punonjësit e këtij sistemi- shtyllë e shtetit!

 

Me respekt!

FSSHK

0
Creative Theme