Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Sot me datë 03.07.2020 delegacioni i FSSHK-së në përbërje të Kryetarit të FSSHK-së Dr. Blerim Syla, Nënkryetarëve Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani si dhe Kryetari i Këshillit Drejtues Dr. Jahir Lajqi zhvilluan takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Z. Armend Zemaj.

Ky dialog dy palësh  u zhvillua me qëllim të evitimit të reagimit sindikal nga ana e FSSHK-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

Gjatë këtij takimi ku temë kryesore ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e pagave, FSSHK  para Ministrit shpalosi kërkesën për “Pagesën e shtesës për të gjithë punëtorët shëndetësor” si dhe u kërkua gjithashtu që Ministria e Shëndetësisë të shtyjë sa më parë procedimin e Ligjit të Pagave në Qeverinë e Republikës së Kosovës si njëra ndër akterët kyq të këtij Ligji.

Ministri i Shëndetësisë Z. Zemaj u zotua se gjatë javës së ardhshme do të bisedojë me Kryeministrin e vendit në lidhje me mundësinë e zotimit të mjeteve për pagesën e shtesës së kërkuar nga ana e FSSHK-së me qëllim të procedimit në buxhet para rishikimit të tij.

Temë tjetër e diskutuar bashkërisht ishte edhe Pandemia COVID-19, gjendja e rënduar e punëtorëve shëndetësor, testimet, pajisjet personale mbrojtëse dhe siguria e shëndeti i punëtorëve shëndetësor.

Me respekt,

FSSHK

 

0
Creative Theme