Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat.
Tutje, Syla tha se kanë marrë vendim që ti adresohen kryeministrit të vendit Avdullah Hoti, ku kërkesa e tyre është rritja e pagave në sektorin shëndetësor.
Ai tha se ky vendim e ka zbeh vullnetin e puntorëve shëndetësor për punë.
Syla paralajmroi qeverinë se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre do të marrin masa radikale.
“Me siguri jeni të informuar me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin e pagave. Një vendim aspak i mirë, dëshpërues. Për hapat e mëtutjeshëm ne jemi mbledhur urgjentisht ku në ditët në vijim do ti shihni edhe reagimet e tjera. Mirpo sonte Federata ka marrë vendim që ti adresohemi kryeministrit të vendit Avdullah Hoti që ta sqarojmë situatën sepse puntori shëndetësor sot është në situatën më të rëndë ekonomike jo vetëm në pandemi por me vjet i anashkaluar. Ky vendim e ka zbeh vullnetin tonë për punë”.
Prandaj do të tentojmë të bisedojmë me kryeministrin Hoti dhe kërkesa jonë e parë do të jetë për rritje të pagave ne sektorin e shëndetësisë ngase më nuk kemi kohë të presim ligjin. Sic duket vetë po i votojmë dhe nuk po i implementojmë. Andaj është kërkesë e të gjithë anëtarësisë që të kemi rritje të pagave. Presim reflektimin e qeverisë në të kundërtën do të kemi edhe masa të tjera. Është për të ardhur keq se si një gjykatë i dëshpëron 72 mijë punëtorë. Ky vendim është antishtetëror. Kemi pritur amandamentimin e tij por jo shfuqizimin” shtoi Syla.
Ai tha se neser presin takim urgjent me kryeministrin Hoti.
Sipas Sylës, puntorët shëndetësor qe katër vjet nuk i marrin pagat me rritje.
“Unë do të jem zëri i të gjithë puntorëve dhe nuk mund ti gënjejmë puntorët shëndetësor në pritje të ligjeve dhe kërkojmë rritje të pagave sepse qe katër vjet nuk ka pasur rritje të pagave dhe nëse nuk do të ketë atëherë do të kalojmë në masat më radikale të mundshme”.
JUL
2020