Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Apel për qytetarët dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës

Të nderuar/a,

Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në qfarë situate gjindemi bazuar dhe në statistikat jo të mira të shteteve Evropiane ku numri i të prekurve me COVID-19 është duke u rritur tani më edhe tek punëtorët shëndetësor FSSHK apelon:

1.Qytetarë respektoni, respektoni, vetëm rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të cilët janë duke bërë punë heroike së bashku me të tjerët që ta kenë situatën në kontrroll, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë,

2.Qeveri, urgjent ti rrisni masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësor dhe poashtu të gjeni një strategji tjetër për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, sepse siq po duket po jep efekt të kundërt.

Pra, edhe njëherë dëgjoni këtë apel me vëmendje dhe përmbajuni rekomandimeve të IKSHPK-së siq ka thënë Prof. Dr. Naser Ramadani citim”frigohuni kur të fillojnë të sëmuren punëtorët shëndetësor nga COVID-19’’.

Në fund, tani më kemi rastin e parë nga Klinika infektive e QKUK-së, andaj Rrini në shtëpi që ne të punojmë.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme