Lajme dhe Ngjarje

FSSHK-ë për herë të parë për anëtarësinë e saj ka organizuar trajnim me pikë akredituese

Posted by:

Me 25 Shtator- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për herë të parë ka organizuar trajnim për anëtarësinë nga Komiteti i Gruas dhe Rinor me pikë akredituese.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve sindikale por edhe të atyre profesionale të dy këto Komitetet kanë vendosur që të fillojnë me trajnime të cilat synojnë që të ngritin nivelin e njohurive profesionale dhe sindikale të strukturave të këtyre organizmave. Natyrisht që këto trajnime të akredituara nga OIK-u gjithashtu do të ju shërbejnë në të ardhmen për licencim dhe ri licencim të profesionistëve shëndetësorë.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim (që ishin punëtorë shëndetësor  të QKUK-së dhe nga të gjithë Regjionet), patën mundësi që të përfitojnë njohuri të detajizuar lidhur me temat “Roli dhe rëndësia e komunikimit të profesionistëve shëndetësorë me pacientët”, “Integrimi i perspektivës gjinore në struktura sindikale”, “Kontrata Kolektive Sektoriale”, “Siguria dhe shëndeti në punë-Ligji dhe aktet nënligjore”.

Ligjëruesit ishin Agron Bytyqi trajner i licencuar për edukim të vazhdueshëm profesional, Përfaqësues nga Organizata Joqeveritare PEN Erblin Ajdini dhe Diana Morina si dhe zyrtaret Ligjore të FSSHK-së Nora Murataj dhe Yllka Krasniqi.

Anëtarët e FSSHK-së u ndan shumë të kënaqur me formën e organizimit, ligjërimit si dhe me njohurit që përfituan. Në fund u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së Çertifikatave me ç’rast u bë edhe përmbyllja e këtij trajnimi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është duke i dhënë një hov të ri organizimit  të trajnimeve me pikë akredituese nga Oda e Infermierëve të Kosovës në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesionale të punëtorëve shëndetësor në të gjithë Regjionet.

0
Creative Theme