Gramos M., 20 vjeçar në një ditë të qetë nëntori duke ecur përgjatë rrugës në lagjen e tij papritmas humb vetëdijen dhe mbetet i shtrirë në rrugë. Falë gatishmërisë së kalimtarëve të rastit për të thirrur ndihmën e shpejtë, ekipi i ndihmës së shpejtë mbërrin për 6 minuta, tek vendi ku i riu qëndronte i shtrirë pa vetëdije.
Ndërhyrja e shpejtë për re-animimin e tij dhe dërgimi i tij në QKUK për një kohë shumë të shkurtër, bëjnë që Gramosi të shpëtoj.
Sot, Gramosi ka shumë emocione kur flet për këtë ngjare dhe shpeshherë nuk arrin ta thotë asnjë fjalë. Por, tani ai është student i zellshëm dhe se gëzimi e mirënjohja që familja e tij ka për ekipin e punëtoreve shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente dhe mjekëve të QKUK-së është e pafund.
-Unë gjatë gjithë jetës time do të i falënderohem këtij ekipi mjekësor se kanë bërë një punë të mrekullueshme e fal shërbimit të ofruar me kohë është arritur të shpëtohet jeta e djalit tone. Ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës gjatë gjithë jetës tonë ekipit mjekësorë të cilët e kanë bërë të pa mundurën .-thonë babai dhe motrat e Gramosit.
E që në sytë e tij shihen lotët e gëzimit për mundësinë që të ketë edhe një rast të dytë për të jetuar, për të përmbushur ëndrrat e tij e të familjes së tij
Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është dera e parë që ju ofron ndihmë pacientëve.
Vetëm gjatë një viti, në këtë Qendër mesatarisht 35000 persona marrin shërbime nga më të ndryshmet, duke filluar nga vizitat në terren, shërbime të reanimacionit, shërbime gjysmë intensive, intervenime në aksidente trafiku, lëndime në fatkeqësi, shërbime laboratorike etj.
Sëmundjet apo patologjitë më të shpeshta që i trajton ky institucion janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, të sistemit respirator, sistemit gastrointestinal dhe hepatobiliar, të sistemit uro gjenital, lëndimet, çrregullimet psikiatrike, sëmundjet reumatike, sëmundjet neurologjike, helmimet e sëmundjet malinje.
Pavarësisht problemeve dhe rreziqeve me të cilat përballet stafi i QMU Prishtinë gjatë ofrimit të shërbimeve, motivi për të kryer punën me profesionalizëm mbetet i lartë.
JUL
2019