Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtore shëndetësorë, transmeton Telegrafi. Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.
Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.
“I kemi mangët 5000 punëtor shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është shumë i vogël. Këto janë fakte. E punën e të gjithëve e kryejnë 4070 punëtorë shëndetësorë”, ka thënë Syla.
Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj punëtorët shëndetësorë të punojnë jashtë vendit. “Duke u nisur nga ky numër i mangësisë se punëtoreve, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj ata dhe punojnë jashtë vendit”, u shpreh Syla. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, potencoi se urgjentisht ky problem duhet të kthehet në një problem nacional.
“Ne urgjentisht duket ta kthejmë këtë në problem nacional. Këta dalin e thonë që ka shëndetësi pa pare, por kjo nuk është e vërtetë. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Le t’i heqin disa kilometër asfalt e të kontribuojmë në shëndetësi”, tha ai
Çdo i treti punëtor shëndetësorë, sipas Sylës është në stres shëndetësor.
“Si mund të prihet punë e mirë në shëndetësi kur nuk e kemi mirë gjendjen e mirë të punëtorëve, psiko-fizike”, u shpreh ndër të tjera, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla. /Telegrafi/
JUL
2019