Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Komunikatë për media

Këshilli Qendrorë Grevist i FSSHK-së ne krye me Kryetarin Dr. Blerim Syla sot ne objektin e Qeverisë se Kosovës kanë mbajtur takim me Kryeministrin Z. Ramush Haradinaj ku prezent ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Z. Uran Ismajli si dhe Kabineti Qeveritarë. Takimi qe zgjati diku 45minuta  ishte e karakterit konstruktiv.

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së vendosë qe me datë 03 Janar 2019 të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues te FSSHK-së ku do merren vendimet për hapat e ardhshëm sindikal.

Nga data 29 Dhjetor 2018 ora 7:00 deri me datë 03 Janar 2019 pas përfundimit te mbledhjes se Këshillit Drejtues te FSSHK-së puna nëpër institucionet shëndetësore zhvillohet ne bazë te plan programit te punëdhënësit.

Edhe njëherë i  falënderojmë te gjithë qe kanë përkrahur kauzën tonë dhe popullatën e cila na ka mirëkuptuar. Presim reflektim te organeve ligjvënëse lidhur me kërkesat tona ne mënyrë qe ne te mund te ju ofrojmë shërbimet tona popullatës.

Njëkohësisht lusim te gjithë përfshirë këtu edhe mediat qe ta marrin me respekt punën tonë dhe te na lejojnë te kryejmë detyrën tonë ne mënyrë institucionale.

 

Me respekt,

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së

 

 

0
Creative Theme