Sot, në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV) në Prishtinë, udhëheqja e Federatës se Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në përbërje: Dr.Blerim Syla kryetar, Dr. Xhemajl Selmani, nënkryetar, dhe Dr. Islam Krasniqi anëtar i kryesisë kanë zhvilluar takim me kryetarin i LVV, Z. Albin Kurti, nënkryetaren dhe deputeten e LVV, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, si dhe Dr.Jusuf Ulaj, Dr.Mirsad Shkreta dhe Dr.Baton Kelmendi nga Komiteti Profesional i LVV për Shëndetësi.
Përveç konstatimit të përbashkët për gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë , u trajtua tema e Projektligjit për pagat dhe e Projekt Buxhetit dedikuar shëndetësisë për vitin 2019. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shprehën habinë me faktin se qeveria fare nuk e ka kontaktuar udhëheqjen e Sindikatës së Shëndetësisë kur është përpiluar Projekt Buxheti 2019. Në anën tjetër, ata na informuan që me dashakeqësi partnerët e koalicionit qeverisës po e vonojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit mbi pagat pas miratimit të buxhetit 2019, në mënyrë që ai të ngelet vetëm në letër e të mos mund të zbatohet. Pra, në Projekt Buxhetin 2019 nuk është paraparë fare kostoja financiare e Projektligjit të ri për pagat.
FSSHK duke pa gjendjen e krijuar si dhe faktin qe nuk po del ne votim Projektligji mbi Pagat sot ka dërguar një kërkesë për takim tek komisionet përkatëse relevante (Komisionin për Administratë Publike, Komisionin për Buxhet dhe Financa si dhe Komisionin për Shëndetësi) ne mënyrë qe edhe njëherë te diskutohet lidhur me Projektligjin mbi Pagat.
Po ashtu FSSHK njofton te gjithë punëtorët shëndetësorë si dhe opinionin e gjerë që nëse Projektligji mbi Pagat nuk kalon (sipas kërkesave te Federatës )para miratimit te Buxhetit për vitin 2019 atëherë ne do bojkotojmë punën tonë dhe do shkojmë me masa radikale .
DEC
2018