Lajme dhe Ngjarje

Syla: Nga janari, mjekët në Kosovë nuk do të punojnë për 650 euro pagë, ata po largohen edhe sot (Video)

Posted by:

Kryetar i Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla ka thënë se qëllimi i institucionit që ai drejton këtë vit ka qenë përmirësimi i kushteve të punëtorëve shëndetësorë.

Prej katër vitesh pagat e punëtorëve shëndetësorë nuk kanë lëvizur”, tha Syla në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun në RTV Dukagjini.

Syla ka thënë se në disa klinika të QKUK-së, punëtorët shëndetësorë janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme, pasi ka mungesë të gjërave elementare higjienike.

“Për një javë në repartin ku unë punoj, sjellin vetëm një litër detergjent. Ai është i pamjaftueshëm pasi aty ka 10-14 intervenime ditore që kanë të bëjnë me gjak. Punëtorët janë të rrezikuar nga infektime të ndryshme, pastaj vijnë kontrollet dhe thonë se nuk po e mbani higjienën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Image may contain: 1 person, indoor

Kryetari i Federatës Sindikale të Kosovës ka thënë se shumë reparte në spitalet regjionale kanë për t’u mbyllur, në mungesë të mjekëve.

“Duhet të bëhen kontrata me kandidatët për specializantë, në mënyrë që spitalet regjionale të mos mbyllen”.

Ai ka thënë se nga janari, për 650 euro pagë mjekët specialistë nuk duan të punojnë në Kosovë.

“Mjekët e kanë pasur pagën e rritur nga kryeministri Haradinaj nga muaji janar, por unë nuk e kam pranuar. Ne kërkojmë trajtim të dinjitetshëm”.

Syla ka thënë se ka raste konkrete që mjekët po largohen nga Kosova.

“Nga ky qyteti ku unë vij, Gjakova, njoh një rast që katër mjekë nga e njëjta familje tashmë janë në Gjermani”, tha ai./Telegrafi/

 

0
Creative Theme