Me datë 02.11.2018, është mbajtur mbledhja e radhës së Këshillit Drejtues të Sindikatës së QKUK.Në rëndin e ditës fokusi ishte tek :Projektligji për pagat-koificientët per punëtorët shëndetësorë, të pranishëmve –kryetarëve sindikal të seksioneve –klinikave(32sosh) të QKUK-ës, Kryetari Dr Xhemajl Selmani në mënyrë të hapur e transparente ju drejtua,duke i vënë në dijeni për rrjedhat dhe hapat e ndërrmara në këtë drejtim nga ana e FSSHK,pas debatit 2 orësh ,pas sqarimeve dhe tentimeve-kërkesës për shmangie nga keqkuptimet ose tendencat destruktive eventuale që do të mund të ndikonin në këtë udhëtim të përbashkët,u murr vendim si në vijim:
Të lartëpermendurit unanimisht qëndrojnë dhe mbështesin nismën e FSSHK në lidhje me koeficientet e propozuar për punëtorët shëndetësorë,duke shpresuar që në leximin e dytë të këtij projektligji në parlamentin e Kosovës do të merren parasysh propozimet e bazuara e të mirë arsyetuara nga FSSHK!
Sindikata si zëri i vetë punëtoreve si çdo herë edhe kësaj radhe përkrah vendimet dhe qëndrimet e anëtarëve të saj,duke u zotuar në “luftën “e më tutjeshme ,me qëllim të përmirësimit të pozitës së punëtorit shëndetësorë dhe pozicionimin e tyre meritor
NOV
2018