Lajme dhe Ngjarje

FSSHK u dergon propozimet për Ligjin mbi Pagat te gjithë Deputetëve te Kuvendit te Kosovës

Posted by:

Ne vazhdën e  përpjekjeve te Federatës se Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës qe ne Ligjin për Paga rangimi i punëtoreve shëndetësore te jetë ne vendin e merituar, sot përveç formës elektronike ju dorëzuan edhe ne kopje fizike te gjithë deputeteve te Republikës se Kosovës propozimet e FSSHK-së lidhur me Projektligjin mbi Pagat. Kjo u bë me qëllim qe te zgjedhurit e popullit te informohen me gjendjen aktuale si dhe te kenë për se afërmi kërkesat tona ne mënyrë  qe ne momentin qe Ligji do te del ne Kuvend për shqyrtim ne te kemi mbështetjen e tyre.

Përfundimisht bazuar në dispozitat ligjore të këtij Projektligji neve kërkojmë që të merren për bazë kërkesat e punëtorëve shëndetësor.

Edhe pse nuk jemi të kënaqur me mënyrën e rangimit në tabelarin aktual të  paraqitur në  Projektligj, më poshtë I gjeni propozimet tona :

  1. Për Mjek
    • Mjek specialist të gjitha lëmijëve-koeficienti 6.00 ndërsa klasifikimi tjetër të bëhet me akt të brendshëm nga Ministria së Shëndetësisë.
  2. Mjek në specializim-koeficienti 4.5
  3. Mjek I përgjithshëm/ Stomatolog I përgjithshëm /Farmacist klinik-koeficienti 4.00
  4. Infermier bachelor-koeficienti 2.7
    • Bachelor i Infermierisë
    • Bachelor i Mamisë
    • Bachelor i Fizioterapisë
    • Bachelor I Biokimisë Laboratorike
    • Baçelor në Teknik I Lartë Laboratori
    • Bachelor në Pedagogji Profesionale në Shëndetësi / Fusha Profesionale Infermieri
    • Bachelor I Radiologjisë Diagnostike
    • Bachelor I Radiologjisë
    • Infermiere e Lartë e Përgjithshme
    • Teknike e Lartë e Laboratorit
    • Teknike e Lartë e Radiologjisë
    • Laborant i Lartë-Dentar, 4 sipas ISCED
    • Laborant I Lartë Mjekësor
  5. Infermier të përgjithshëm- koeficienti 2.2
    • Infermier I Përgjithshëm
    • Mami
    • Teknik i fizioterapisë
    • Teknik i Farmacisë
    • Teknik Laborant
    • Motër Pediatrike
    • Asistente e stomatologjisë
    • Teknik i Fizioterapisë
    • Motër Akusherike
    • Teknik i Pediatrisë
    • Teknik i Radiologjisë
    • Teknik i Dhëmbëve
    • Teknik i Gjinekologjisë
    • Teknik i Anestezisë
    • Teknik i Optikës
    • Tenik i Fitnesi dhe Nutricionit
    • Teknik Sanitar
    • Infermier Familjar
    • Ndihmës Infermier-Mami
    • Ndihmës Kërkimtari në Biologji-Kimi
    • Laborant i Kimisë
    • Hemato-Histologjik
    • Laborant I Mikrobiologjisë
    • Laborant Mjekësor
    • Asistent I kujdesit social shëndetësor
    • Audiometrist
    • Motër Medicinale – Pediatri
    • Anestezist-Pavarur
    • Teknik laborant I Bio-Kimisë
    • Laborant biologjisë-kimisë
  1. Psikologët klinik-koeficienti te caktohet ne bazë te specifikave te punës.

Gjithashtu këtij propozimi i bashkëngjitet edhe arsyetimi në lidhje me kategorinë e stafit të mesëm të cilët nuk ka mundur të kryejë studimet Bachelor pasi që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar institucionet edukativo-arsimore(po ju rikujtojmë që Fakulteti për Infermier dhe drejtime të tjera është hapur në vitin 2003) të barazvlerësohen me koeficientin 2.7 si dhe shkrirja e shtesës në pagë prej 44 euro.

Mbesim me shpresë që propozimet tona të shqyrtohen nga ana juaj dhe të njëjtat të inkorporohen në Projektligj.

 

Me respekt,

 

 

 

 

0
Creative Theme