Lajme dhe Ngjarje

Takim mes FSSHK-së, Përfaqësuesit te OMK dhe Kryetarit te Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

Posted by:

Sot ne objektin e Kuvendit te Kosovës u mbajt takim mes FSSHK-së, Përfaqësuesit te Odes se Mjekeve dhe Kryetarit te Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media .

Temë e takimit ishte Projektligji mbi Pagat. Ne fjalën hyrëse Kryetari i Komisionit z. Nait Hasani deklaroi qe janë duke marrë vërejtjet nga te gjithë përfaqësuesit e organizatave por problemi është me shumë politik sepse përbërja e komisionit është e atillë qe shkakton telashe për kalim ne komision por ofroi mbështetjen e tij te plotë.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla deklaroi qe nga momenti i parë kemi tentuar qe te jemi konstruktiv. Ne interesin tone nuk kanë qenë vetëm mjeket por te gjithë punëtorë shëndetësorë qe janë gjithsej 14mijë e qe kryejnë punë për 20 mijë punëtorë. Nëse shkrihet 44-shi ne pagë atëherë kostoja nuk është aq e lartë siç po deklarohet. Interes i joni është qe te kalohet ne lexim te parë e mandej mes tij dhe leximit te dytë ne do provojmë te lobojmë ne te gjitha mënyrat, me kete rast i ofroi edhe propozimet e FSSHK-së lidhur me ketë Projektligje .

Ndërsa përfaqësuesin i Odes se Mjekeve deklaroi qe kërkesë e tyre ka qenë qe Mjeku te barazohet me profesorin Universitar, poashtu ne i kemi dhëne disa vërejtje për disa nene te këtij Ligji.

Dr. Islam Krasniqi ne e kemi pasur mundësinë qe ti ngrisim pagat për Mjeket vetëm me një vendim te Qeverisë por ne kemi dashur qe kjo te rregullohet përmes Ligjit për Paga dhe kjo për te gjithë punëtoret shëndetësorë.

Ne fund te gjitha palët u zotuan qe do mundohen qe ky Ligj te kalojë ne lexim te parë ne mënyrë qe te krijohet hapësire për lobim te mëtutjeshëm.

 

0
Creative Theme