Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Me datë 10.08.2018 në QKMF-Suharekë përkatësisht në Urgjencën e kësaj Qendre janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht stafi mjekësor i përbërë nga një mjek, tre infermier dhe një shofer.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit sillet një pacient nga disa përcjellës të tjerë ku edhe pas ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe dhënies së terapisë shoqëruesit e pacientit fillojnë të ofendojnë personelin shëndetësor verbalisht me fjalë fyese  dhe më pas edhe  fizikisht është sulmuar njëri nga infermierët.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  gjegjësisht dega në Suharekë, ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe  përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike  kryhet  në ambientin e punës, kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet komunale  dhe Drejtoria e QKMF që të bëjë sigurimin fizik të personelit të urgjencës  për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti  vetëm i një sulmi fizik të ndodhur.

Si shenjë reagimi nga ana e Sindikatës së QKMF së Suharekë  do të organizohet sot një protestë 15 minutëshë në ora 14.00 para objektit të kësaj Qendre. Kjo është vetëm paralajmërim dhe nëse organet e rendit nuk do të ndërmarrin masa atëherë do të vazhdohet me protestë një ditore.

0
Creative Theme