Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Sylejman Blaku në temën:A po rrezikon shumë shpejt Kosova të mbetet pa mjek dhe infermier për shkak të emigrimit kryesisht në Gjermani, dhe jo vetëm pa mjek por pa shumë qytetarë të profesioneve të ndryshme?
I nderuar,
Situata është alarmante.
Në mbledhjen e fundit te Sindikatave Evropiane kemi marr të dhëna se Evropa ka nevoja të shumta për kuadro profesionale . P.sh vetëm Gjermania në vit kërkon mbi 120000 punëtorë shëndetësorë dhe jo vetëm. Duke u nisur nga kjo kompanitë e mëdha kërkojnë profile të ndryshme nëpër Ballkan e ku Kosova ka më shumë të rinj.
E keqja është se politika Kosovare po bëhet e shurdhër dhe e verbër karshi kësaj dukurie. FSSHK ka bere një analize ne vitin 2013 ne lidhje me migrimin e punëtorëve shëndetësorë por tani situata është me alarmante. Nuk munde te flitet ma me shifra sepse mjeket, infermierët e te tjerë gjejnë rrugë të ndryshme për në Evrope.
Ne veç se kemi filluar te ndjejmë mungesën e mjekeve dhe te tjerëve ne spitalet tona, por nëse kështu vazhdon qasja jo serioze e politikës ndaj shëndetësisë kam frikë se shpejtë do të mbesim pa kuadro të ri .Kosovës i mungojnë 4000 deri 5000 punëtorë shëndetësor në mënyrë që të kemi sistem te mirëfilltë shëndetësor por…
Pra duke marr parasysh se edhe mosha mesatare tek mjekët ka mbërri mbi 50 vjet kalkuloni vet se çfarë situate na pret pas dhjetë viteve e nëse marrim deklaratat e mjekëve dhe studentëve se ata nuk do qëndrojnë në Kosovë kjo është Tmerruese .Kam frikë se dikur edhe nëse përmirësohet mirëqenia sociale këto kuadro dhe kuadrot tjerë do ikin. Shkaqet duhet kërkuar vetëm tek politika e mbrapshte Kosovare.
MAY
2018