Mbështetur në reagimin e Kolegjiumit Profesional të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në lidhje me angazhimin e mjekëve të huaj konkretisht angazhimin e mjekut specialist me iniciale N.I. për operimin e pacientit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe të bindur se rasti në fjalë do të trajtohej pa dyshim dhe me sukses nga profesionistët shëndetësor në QKUK, FSSHK reagon ashpër ndaj veprimeve të marra duke filluar nga Spitali i Gjakovës i cili ka bërë kërkesën për angazhimin e mjekut me arsyetim se ky rast nuk mund të trajtohet nga mjekët specialist tanë, Bordit për licencimin i cili ka licencuar mjekun dhe të gjithë akterët në këtë proces.
Në praktikën e deritanishme Spitalet Regjionale referojnë në QKUK pacientët me raste të ftohta të cilat lehtë do të mund të trajtoheshin nga profesionistët shëndetësor në Spitale, e le më këtë rast i cili padyshim se do të kryhej nga ana e mjekëve në QKUK.
Është mëse e qartë se ky veprim është tendencioz, denigrues por edhe joprofesional nga të gjithë akterët të përfshirë në vendimmarrje për angazhimin e mjekut të huaj, kjo praktikë i jep hapësirë dhe mundësi të keqpërdorimit dhe futjes së mjekëve të tjerë në institucione publike shëndetësore pa e ditur qartë natyrën dhe prapavijën e tyre profesionale dhe edukative.
Në këtë rast FSSHK kërkon nga të gjithë faktorët vendimmarrës që kjo praktikë të ndërpritet, sepse Kosova ka profesionist të zotë të cilët janë në nivel të detyrës dhe profesionit të tyre të shenjtë.
FEB
2018