TAKIMI ME PRETENDENTËT PËR KRYETAR TË KOMUNËS NË PRIZREN
Në vazhdën e aktiviteteve sindikale në komunën e Prizrenit janë zhvilluar takime me pretendentët për kryetar të komunës së Prizrenit me të cilët përgjithësisht është biseduar rreth sistemit shëndetësor në përgjithësi, platformës së veprimit poltik të FSSHK-së si dhe shërbimit primar në veçanti pasi që ky shërbim është në kompetencë të komunave.
Takimet në fjalë janë zhvilluar nga ana e përfaqësuesit të regjionit dr.Bajram Kryeziu, kryetarit të sindikatës së Spitalit të Prizrenit dr.Shkelzen Krasniqi dhe zyrtares ligjore nga zyra regjionale në Prizren Saranda Kasami me kryetarët e subjekteve politike:
- Lulzim Kabashi – AAK
- Zafir Berisha – NISMA
- Hatim Baxhaku – LDK
- Shaqir Totaj – PDK
- Mytaher Haskuka – VV
Në të gjitha takimet tona që i kemi zhvilluar kemi paraqit si tem të diskutimeve problemet që e rëndonjë sistemin shëndetësor, të metat e tij dhe nevojën për disa ndryshime me qëllim të përmirsimit të kushteve dhe zbatimit të ligjit në disa çështje për të cilat nuk ka pasur shtrirje deri më tani.
Për shkak se shërbimi primar është në kompetenc të komunave ne i kemi shtjelluar disa çështje të cilat bien në barrë të komunës dhe implementimi i tyre varet nga ana e komunës. Në këtë kontekst u fol për shërbimet shëndetësore ku komunat do të jenë të ngarkuara për pages të një pjese nga buxheti i vet, u fol për tri pagat e fundit për punëtorët që dalin në pension ku u kërkua që të bëhet një planifikim i buxhetit në mënyrë që kjo kategori e punëtorëve të paguhen pa pasur nevojë të nisin procedura gjyqësore, u fol edhe për rrezikshmërinë në vendin e punës ku u tha se është duke u punuar në këtë aspekt nga grupet punuese për këtë çështje, po ashtu edhe ligji i pagave ishte tem e diskutimeve për të cilin u tha se ishte shumë diskriminues për punëtorin shëndetësor. Në të gjitha takimet në fjalë ne e kemi prezentuar edhe kontratën kolektive sektoriale dhe platformën e veprimit politik të FSSHK-së ku edhe i kemi lënë nga një kopje fizike për secilin subjekt politik.
Lulzim Kabashi nga AAK-ja – si pjesë të planit të punës sa i përket shëndetësisë e përmendi forcimin e ambullantave familjare tek shërbimet e përditëshme. Ai shtoi se për gjashtë qendrat e mjekësisë familjare që janë në Reçan, Zhur, Korishë,Gjonaj, Romajë e Piranë duhet të ketë kujdestari 24 orëshe në mënyrë që pacientët mos të detyrohen të udhëtojnë deri në Prizren rreth 40km rrugë por të mundë të marrin shërbimin në një nga qendrat më të afërta nga vendbanimi i tyre. Funksionalizimi i këtyre qendrave është një pritoritet që mendoj ta realizoj ku secila prej tyre të ketë tre deri katër kilometra me fshatrat për rreth. Për të gjitha çështjet të cilat janë në kompetencë të komunës do të mundohem që në bashkëpunim me juve të arrijme një nivel të kënaqshëm rreth zbatimit të ligjit dhe përmirsimit të kushteve në përgjithësi.
Hatim Baxhaku nga LDK-ja po ashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim sa i përket shëndetësisë ku ndër tjera shtoi se të gjitha ato që parasheh ligji do të zbatohen pa asnjë dyshim. Më tej shtoi se sa i përket infrastrukturës është nivel i kënaqshëm në këtë aspekt ka shtrirje të mjaftueshme por e ceki problemin e shërbimeve i cili u tha se nuk është në nivelin e kënaqshmërisë së duhur ku problemi oranizativ është munges ne këtë rast. Organizim, menagjim më i mirë i shërbimeve mjekësore. Po ashtu u cek se ka munges të automjeteve emergjente, nuk janë adekuate për shërbime të tilla të cilat janë mjaftë të dëmtuara.
Zafir Berisha nga Nisma – theksoi se çdo gjë që lidhet me komunën sa i përket shëndetësisë do të punohet me përgjegjshmërinë më të madhe. Ai përmendi shumë mungesa në sistemin shëndetësor për të cilat tha se duhet të ketë reforma e ndër to e ceki problemin me mungesë të barnave ku siç tha ka ankesa të shumta në këtë aspekt, menagjim jo i mirë ku u tha se ka ambullanata në të cilat mjeku nuk shkon fare duke shtuar se nuk ka problem tek ndërtimi i objekteve por tek ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Ndër tjera shtoi se në plan programin e tij sa i përket shëndetësisë parashihet edhe themelimi i ekipeve mobile për shkak se ka pacient me sëmundje kronike të cilët kanë vështirësi me shku deri në institucion shëndetësor, më pas po ashtu parashihet edhe nevoja 24 orë kujdestari tek disa qendra të mjekësisë familjare ku përgjithësisht u vu në pah nevoja për një menagjim më të mirë në institucionet shëndetësore.
Shaqir Totaj nga Pdk – Pas prezantimit të platformes së veprimit politik, mungesave në shëndetësi sa i përket implementimit të ligjit në disa pika kryetari i kësaj partie u shpreh se është i gatshëm që atë që e parasheh ligji ta zbatoj në praktik. Ai si vizion të vetin paraqiti mendimin e tij për të pasur afër vetes ekspertat e fushës përkatëse në këtë rast të shëndetësisë ku me përvojen e tyre do të ishin burim i ideve më të mira e të cilat ne bashkarisht do të duhej ti implementonim.
Në këtë kontekst pres rekomandimet, sugjerimet për përmirsim të sistemit shëndetësor primar në kuadër të kompetencave të kryetarit të komunës.
Mytaher Haskuka nga VV – Pas prezantimit të kontratës kolektive sektoriale, të arrituarat e fsshk-së në përmirsimin e kushteve për punëtorët shëndetësor dhe pas prezantimit të platformës së veprimit politik fjalën e morri kryetari i vv-së i cili shtoi se do jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim me sindikatën e shëndetësisë ku nga bashkëpunimi i ndërsjelltë do të ishte më i kyqur rreth problematikës se çka duhet të punohet më shumë në këtë aspekt në mënyrë që shëndetësia primare që është kompetenc e komunës të ishte në një nivel të zhvillimit më të mirë organizativ. Ndërkaq u cek se të gjitha të drejtat e punëtorëve shëndetësor të cilat do të bien në barrë të komunes e që janë të garantuara me ligj do të zbatohen nga ana e komunës. Në planin e punës sa i përket sistemit primar shëndetësor ai ceki disa pika për të cilat tha se ka nevoj më së shumti dhe për të cilat ka ankesa të vazhdueshme nga ana e qytetarëve. Një ndër pikat ishte edhe riorganizimi dhe funksionalizimi i QMF-ve, ku u tha se duhet të bëhet një riorganizim në aspektin gjeografik dhe organizativ ku në disa qmf ka nevoj për më shumë mjek e në disa tjera mjafton një numër më i vogël.
Vlen të theksoj se të gjithë kandidatët e partive politike ishin të hapur për bashkëpunim me sindikatën e shëndetësië me qëllim të njohjes më të mirë të problematikës në të cilën ballafaqohet shëndetësia dhe në këtë kontekst të arrihet përmirsimi i sistemit shëndetësor primar në kuadër të kompetencave të kryetarit të komunës.
OCT
2017