Lajme dhe Ngjarje

Kryetari I FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe delegacioni I tij zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë Z. Uran Ismaili

Posted by:

Sot me datë 13.10.2017 në ora 10:00 Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla me delegacionin në përbërje të Nënkryetarit të parë Z.Blerim Delija, Kryetarit të Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr. Jahir Lajqi si dhe Përfaqësuesit të Sindikatës së QKUK-së Dr. Islam Krasniqi në Ministrinë e Shëndetësisë zhvilluan takim njoftues me Ministrin e ri të Shëndetësisë Z. Uran Ismaili dhe kabinetin e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me gjendjen e përgjithshme në shëndetësi dhe rolin e FSSHK- së në këtë proces.

Ministri I Shëndetësisë dhe Kryetari I FSSHK-së u dakorduan që të vazhdohet me hapat e mëtejmë të dialogut social të ndërtuar në mes të dy institucioneve,duke e vlerësuar si hap të parë dhe emergjent furnizimin me barna për të gjitha institucionet shëndetësore të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Gjithashtu është diskutuar edhe fillimi I përgatitjeve për implementim të Marrëveshjes së nënshkruar nga FSSHK dhe Koalicion PAN, konkretisht implementimi I kërkesave të dalura nga kjo Marrëveshje.

U diskutua edhe në lidhje me plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore tek ato ligje dhe akte të cilat është parë e nevojshme plotësimi por edhe të atyre akteve të cilat janë në proces të plotësim-ndryshimit në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës.

Palët në takim u dakorduan që të formohen grupe për dialog social dhe kontaktet të jenë intensive me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sistemin shëndetësor.

 

0
Creative Theme