Komunikatë për media
Të nderuar/a,
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se siç edhe ka premtuar në Konferencë për media, me qëllim te adresimit të kërkesave tona që kanë të bëjnë me shëndetësinë, ne ju jemi adresuar Partive Politike të cilat garojnë në Zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit, me platformën tonë për një shëndetësi më të mirë.
Motoja e kësaj platforme është “Shëndetësia prioritet mbi prioritetet”.
Konsiderojmë se partitë politike do të dalin të vetëdijesuar në këtë fushatë me programe profesionale dhe jo elektorale.
Ne jemi të hapur të bisedojmë me të gjithë duke marrë parasysh se shëndetësia tashmë dihet ku gjendet dhe bashkërisht mund të kontribuojmë për një shëndetësi me të mirë.
Shpresojmë në reflektim të partive politike, në të kundërtën FSSHK vazhdon me aktivitete sindikale të paralajmëruara.
Me respekt,
FSSHK
Komunikate per media-23.05.2017
MAY
2017