Deri më tani në Institucionin e QKMF-Istog, asnjërës kategori të punëtorëve shëndetësorë nuk i janë paguar kujdestaritë komform Kontratës Kolektive Sektoriale, gjë që shfaqte edhe pakënaqësi të mëdha nga ana e punëtorëve.
Si pasojë e kësaj ne kemi bërë presion të vazhdueshëm në menaxhmentin e këtij Institucioni, duke i ofruar shtojcën e Kontratës Kolektive Sektoriale, e cila është model dhe specifikon në mënyrë të qartë se si duhet të bëhen pagesat e kujdestarive.
Por në këtë drejtim nuk kemi pasë përkrahje nga ana e Drejtorit, ne duke insistuar se në të gjitha Sindikatat e tjera punëtorët paguhen konform kësaj kontrate, së fundi menaxhmenti propozoi që të mbahet një takim me Zyrtarë të QKMF-Pejë dhe aty të shohin nga afër mënyrën dhe formën e pagesave.
Ne kemi caktuar një takim me datë 03.10.2017 ndërmjet Kryeteknikut të punëtorëve nga radhët e QKMF-Pejë Z.Demë Curri i cili ofroi bashkëpunim të parezervë me ne, dhe me disa zyrtarë nga QKMF-Istog të cilët erdhën së bashku me Kryetarin e kësaj Sindikate Z.Shaban Bajraktari.
Pas këtij takimi ku janë shkëmbyer përvojat dhe mënyrat e pagesave, zyrtarët nga QKMF-Istog kanë raportuar tek Drejtori i QKMF-Istog, dhe tek Drejtorati i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Istog.
Si rezultat i kësaj më në fund, kanë filluar që të paguhen kujdestaritë konform kësaj baze ligjore, madje për të gjitha kategoritë, si për kuadrin e mjekëve, ashtu edhe për kuadrin e mesëm, dhe atë të pakualifikuar.
Madje këto kujdestari kanë filluar të paguhen në mënyrë retroaktive që nga 1 korriku i këtij viti.
Kjo konsiderohet një arritje mjaft e madhe për punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre, por edhe për ne, dhe njëherit falënderojmë të gjitha ata që kontribuan në këtë proces.
Shpresojmë që gjithmonë suksesi të arrihet përmes dialogut social, dhe duke u mbështetur në rregulloret dhe ligjet që janë në fuqi
NOV
2017