Lajme dhe Ngjarje

Studentet e Dortmouth University në takim me Kryetarin e FSSHK-së

Posted by:

Me datë 18.07.2017 në Zyrën Qendrore të FSSHK-së Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla priti në takim studentët nga Dortmouth University të SHBA-ve të cilat janë të angazhuar nga ana e Aksionit për Nëna dhe fëmijë organizatë partnere e FSSHK-së në kuadër të projektit KOSANA në bashkëpunim me Solidar Suisse .

Në këtë takim studentët u njoftuan fillimisht me rolin dhe punën e FSSHK ndër vite si dhe aktivitetet konkrete të relaizuar në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të punëtorëve shëndetësor në nivel vendi.

Studentët i drejtuan pyetje Kryetarit të FSSHK-së edhe në cilësinë e profesionistit shëndetësor repsketivisht kërkuan mendimin e tij profesional në lidhje me prerjen cezarie, meqë një formë e tillë e lindjes po kërkohet shumë nga vet shtatzënat dhe numri i tyre është shumë i rritur.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla këtë qështje e trajtoi me seriozitet me qenëse është edhe domeni i tij profesional duke theksuar se burimi i rritjes së numrit të prerjeve cezariane është rezultat i mos informimit të shtatzënave me rreziqet, shkaqet dhe indikacionet për kryerjen e një intervenimi të tillë, por edhe në anën tjetër rolin e gjinekologut në marrjen e një vendimi për këtë lloj ndërhyrje.

Në takim u diskutua edhe për kushtet e punës së profesionistëve shëndetësor, pajisjet medicinale,avancimin e teknologjisë në trajtimin e pacientëve si dhe një sërë temash të tjera të ndërlidhura me këtë fushë.

Studentet e Dortmouth University ne takim me Kryetarin e FSSHK

0
Creative Theme