Lajme dhe Ngjarje

Nënshkimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerët e KOSANA 2017-2020

Posted by:

Me 19 Janar 2017  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka  mbajtur takim të  rregullët me partneret e projekitit KOSANA.

Ky projekt do te vazhdoj të kontriboj  përmirësimi i shëndetit dhe sigurisë sociale të popullatës në Kosovë përmes mbështetjes të pjesëmarrjes aktive nga shoqëria civile në lidhje me politikën shëndetësore e në veçanti në përkufizimin e sistemit të sigurimit shëndetësor. Projekti do të vazhdoj të bashkëpunoj deri në vitin 2020 me Federata Sindikale Shëndetësisë në Kosovë Shoqata Kombëtare e Diabetit në Kosovë, Associacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Ballkan Sunflower Kosova, dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Projekti KOSANA në fazën zbatuese 2017-2020 do të zhvillohej në tre shtylla në lobim dhe avokim të reformës shëndetësore përkatësisht të qëndrimeve të partnereve rreth përkufizimit të skemës së sigurimeve shëndetësore. Në ofrimin dhe zbatimin e praktikave më mira apo iniciativa për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve karshi skemës së sigurimeve shëndetësore dhe shtylla e tretë promovimi i këtyre praktikave dhe iniciativave.

Duke shprehur falënderimin për punën e përbashkët Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla ka ndarë mirënjohje për partnerët e Solidar Suisse.

Solidar Suisse Kosova përveç ndarjes së mirënjohjeve për bashkëpunim për partneret e projektit për fazën 2012-2016 sot poashtu ka nënshkruar vazhdimësinë e bashkëpunimit për fazën e dytë të projektit 2017-2020

0
Creative Theme