Lajme dhe Ngjarje

Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit

Posted by:

Në vazhdën e takimeve të aranzhuara nga ana e FSSHK-së me Kryetarët e Komunave të Kosovës,delegacioni i FSSHK-së takoi Kryetarin e Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramadan Muja.Në takim ishte prezent edhe Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi si dhe Drejtori i QKMF-Prizren,gjatë këtij takimi Kryetari i FSSHK-së prezentoi aktivitetet e FSSHK konkretisht aktivitetet për përmirësimin e infrasturkturës ligjore të punëtorëve shëndetësor me theks të veqantë në kujdesin parësor.

Kryetari i FSSHK-së kërkoi nga Kryetari Muja që të përkushtohen maksimalisht me qëllim që Kujdesi parësor shëndetso të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sigurime shëndetësore duke marrë parasysh se ky institucion mëtojë të ofrojë rreth 85% të shërbimeve shëndetësore për popullatën e gjerë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramdan Muja njoftoi Kryetarin e FSSHK-së në lidhje me zhvillimet në shëndetësinë primare të kësaj Komune e cila sipas tij është më e kompletuara në Kosovë,respektivisht Komuna ka investuar si në infrastrukturë,në pajisjet mjekësore si ultrazë,automjete të ndihmës së parë dhe të gjitha mjetet përcjellëse,gjithashtu për përkushtimin për ngritjen profesionale të punëtorëve shëndetësore dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore.

0
Creative Theme