
Ministri i Ministrisë  së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, realizoi një takim pune me ministrin e Ministrisë  së Shëndetësisë  Ferid Aganin, që shoqërohej nga  përfaqësuesit  e  Federatës  së  Sindikatës  së punëtorëve shëndetësorë.

Yagcilar, mysafirëve u foli për ligjet e miratuara dhe të tjerat që pritet të miratohen, për të cilat Ministria e Administratës Publike është përgjegjëse për përcjellje dhe zbatim të tyre në praktikë.  Në këtë plan, Yagcilar foli edhe për raportet  me MF-in  dhe BB-në  për zbatimin e Ligjit për Shërbyesit Civilë dhe atij për Pagat e Nëpunësve Civilë. Në takim u fol edhe për  shtesën prej 44 eurosh  e cila vazhdon  t’u jepet punëtorëve të shëndetësisë, sikur edhe për Udhëzimin Administrativ që parasheh krijimin e sindikatave.
Ministrat Yagcilar dhe Agani u pajtuan për mbajtjen e një takimi me përfaqësuesit e MAP-it, MF-it  dhe MPMS-së, në  mënyrë që dilemat eventuale  të hiqen duke u mbështetur në interpretimet e mirëfillta ligjore.
JAN
2014
