KOMUNIKATË PËR MEDIA
Gjatë takimit i cili kishte karakter debati prezent ishin punëtorët shëndetësor të tri niveleve të shëndetësisë.Në vazhdën e takimeve me partitë politike për zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit,FSSHK u takua me Kandidatin për Kryetar Komune të Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dr. Luan Gola.
Dr. Luan shprehu falënderimit për Kryetarin e FSSHK-së Dr. Blerim Syla si dhe delegacionin e tij dhe theksoi se në platformën politike të LDK-së dega në Gjakovë prioritet është partneriteti me përfaqësuesit e sindikatave si në nivel lokal ashtu dhe atë qendror.
Kryetari i FSSHK-së para të pranishmëve theksoi edhe njëherë se shqetësimin kryesor e ka Kujdesin Parësor i cili me Ligjin e ri të Shëndetësisë është shkëputur nga zinxhiri i sistemin,andaj edhe problemet po janë më të mëdha si në aspektin e funksionimit ashtu edhe në aspektin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat nuk po respektohen kur vie fjala tek pagesa e kujdestarive e shtesës prej 44 eurove.
Kryetari i FSSHK-së kërkoi nga Kandidati për Kryetar Komune të Gjakovës që tu kthehet borxhi punëtorëve shëndetësor të QKMF-Gjakovë për periudhën 2009-2010 mbi pagesën shtesë prej 44 eurove,për të cilën kërkesë Dr. Luan Gola u zotua se do të jetë prioritet që në ditën e parë të marrjes së mandatit si Kryetar Komune.
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin e Komunës me Spitalin regjional si dhe me Institutin e Mjekësisë Publike të Kosovës.
Kryetari i FSSHK-së
Dr. Blerim Syla
OCT
2013