Archive for December, 2022

Ftesë publike për Qeverinë e Republikës së Kosovës

Posted by:

Të nderuar/a,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes sociale dhe bashkëpunimit të ndërsjell si dhe evitimin e masave sindikale fton publikisht Qeverinë e Republikës së Kosovës që vlera e koeficientit  e paraparë të përcaktohet me Ligjin për ndarjet buxhetore të mos jetë më e ulët se 50% e vlerës së pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (264 euro bruto) përmes Projektligjit për pagën minimale i cili ka kaluar në leximin ...

Continue Reading →
0

Takim i Kryetarës së FSSHK-së Znj.Tevide Imeri me punëtorë shëndetësor të QKMF-Pejë

Posted by:

Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Përfaqësuesin e Regjionit të Pejës Zt.Zenel Berisha dhe Zyrtaret e Federatës Znj.Nora Murataj dhe Znj.Yllka Krasniqi kanë zhvilluar takim pune  me Drejtoreshën e QKMF-Pejë Dr.Myrvete Salihu, kryetarin e Shoqatës Sindikale QSHM-Pejë Z.Sylë Hasanaj dhe anëtarët e këshillit drejtues të QKMF-Pejë.

Takimi e hapi Përfaqësuesi Regjionale dhe njëherit Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-Pejë Z.Zenel Berisha, prezentoj platëformën e-kosova për regjistrim të anëtarësisë së FSSHK-ja, pas vendimit nga ana e Qeverisë  për ç’anëtarësim në ...

Continue Reading →
0

SINDIKATAT E SEKTORIT PUBLIK ANKOHEN LIDHUR ME LIGJIN E PAGAVE

Posted by:

Sipas Ali Gashit, nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, mosvendosja e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave është absurditet në vete.

“Një çështje tjetër është përcaktimi i vlerës së koeficientit. Pasi këtu tentohet të thuhet, dashje apo jo qe kemi të bëjmë me një ligj që rregullon strukturën dhe çështjen e koeficientit. Në realitet nuk është kjo e vërtet. Nëse e lexojmë, ky projektligj është projektligj për pagat në sektorin publik. Dhe realisht ky është qëllimi. Me këtë ...

Continue Reading →
0

Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri ka zhvilluar takim me kryesin dhe punëtorë shëndetësor të Shoqatës Sindikale të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan

Posted by:

Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr.Naim Sahiti, Përfaqësuesin e Regjionit të Gjilanit Dr.Ismet Kastrati dhe zyrtaren ligjore të FSSHK-së për Regjionin e Gjilanit kanë zhvilluar takim pune me punëtorët shëndetësor të Shoqatës Sindikale të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Kryetarja i njoftoi të pranishmit se beson që ligji i pagave shumë shpejt do te hyj në fuqi.

Kontrata Kolektive Sektoriale është shkëputur në mënyre te njëanshme nga ana e Ministrisë së Shendetesisë.

Anëtarët than ...

Continue Reading →
0

Takimi i Kryetarës së FSSHK-së Mr.Tevide Imeri me Drejtoreshën e QKMF-Gjilan dhe Kryesinë e Shoqatës Sindikale të QKMF-Gjilan

Posted by:

Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr.Naim Sahiti, Përfaqësuesin e Regjionit të Gjilanit, Dr.Ismet Kastrati dhe Zyrtaren ligjore të FSSHK-së për Regjionin e Gjilanit kanë zhvilluar takim pune  me Drejtoreshën e QKMF-Gjilan Dr.Arbenita Hajdari , kryetarin e Shoqatës Sindikale QKMF-Gjilan Dr.Selam Shabani si dhe kryesinë e shoqate Sindikale të QKMF-Gjilan.

Temë e diskutimit ishte ç’antarsimi i anëtarëve nga Shoqatat Sindikale dhe Platforma E-Kosova, ku kryetarja i njoftoi të pranishmit se e kanë paraqitur ...

Continue Reading →
0

Sot me 14.12.2022 është mbajtur takimi me Ministrin e Financave, Z. Hekuran Murati, në ketë takim kanë marrë pjesë kryetarët e Sindikatave: nga Policia, Arsimi, Administrata, Shëndetësia dhe Dogana.

Posted by:

Sot me 14.12.2022 është mbajtur takimi me Ministrin e Financave, Z. Hekuran Murati, në ketë takim kanë marrë pjesë kryetarët e Sindikatave: Shëndetësia ,Policia, Arsimi, Administrata, dhe Dogana.

Në ketë takim kryesisht është diskutuar rreth digjitalizimit të anëtarësisë sindikale në platformën E-Kosova, mangësitë dhe përparësitë e platformës dhe është kërkuar nga ministri që të kthej gjendjen e mëparshme të anëtarësisë dhe të ipet kohë për mundësinë e digjitalizimit në mënyrë që të kthehet funksionalizimi normal i Sindikatave.

Gjithashtu është diskutuar edhe për ...

Continue Reading →
0
Creative Theme